Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në Fushë Kosovë, me ç’rast është lënduar një person.
Siç njofton Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, shoferi i cili drejtonte veturën në gjendje të dehur, ka goditur këmbësorin, i ka marrë tretman mjekësor në qendrën emergjente të QKUK-së.
Të dyshuarit iu është bërë testi alkotesti dhe i njëjti ka rezultuar 1.38% promil.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
/GazetaSinjali/