Dje dhe sot, shkollat e komunës së Shtimes kremtuan Ditën e Tokës. Drejtoresha e Arsimit, Agime Roshaj e shoqëruar nga drejtori i DSHP-së, Hamëz Tërshani, vizituan disa shkolla në të cilat po zhvilloheshin aktivitete për shënimin e Ditës së Tokës.
Drejtoresha Roshaj ka thënë se edhe pse në kushte pandemie, nxënësit së bashku me mësimdhënësit e shkollave të komunës së tyre, kanë kremtuar në mënyrë simbolike Ditën e Tokës.
“Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të demonstruar mbështetjen për mbrojtjen e mjedisit”, – ka shtuar ndër të tjarash drejtoresha Roshaj./KP