Shkarkimi i Lampard e ka zhgënjyer yllin e Chelseat, mund ta kërkojë largimin

- in Sport

Duket se shkarkimi i Frank Lampard dhe emërimi i Thomas Tuchel në krye të Chelseat nuk iu ka pëlqyer të gjithë lojtarëve dhe stafit teknik të “Bluve” të Londrës.

Trajneri gjerman e ka nisur shumë mirë aventurën e tij të re në Londër, por, sipas “Corriere dello Sport”, Hakim Ziyech është lojtari i cili nuk e ka pritur mirë largimin e Lampardit, përcjell KosovaPress.

Sipas mediumit italian, anësori i talentuar i cili erdhi nga Ajaxi në verën e vitit 2020 nuk e ka pritur mirë largimin e Frank Lampard dhe ai është i gatshëm të bëjë presion për t’u larguar nga “Stamford Bridge” dhe për të kaluar te ndonjë klub tjetër evropian./KosovaPress