Shiu përmbyt Tiranën, rrugët kthehen në “lumenj”

- in Lajme, Rajoni dhe Bota

Reshjet intensive të shiut që nisën këtë pasdite kanë shkaktuar probleme në Tiranë.

Siç shihet nga pamjet reshjet kanë vështirësuar qarkullimin në zonën e Unazës së re, pranë ish-uzinës së autotraktorëve.

Në këtë aks ka rrëshqitje dherash duke e bërë të rrezikshme lëvizjen e automjeteve.

Po ashtu, “Rruga e Kokonozve” në kryeqytet është përmbytur, në vetëm pak minuta shi. Kjo rrugë është thuajse e mbuluar nga uji. /Abcnews.al