Shikoni deputetët shqiptarë të para 101 viteve!

- in Kuriozitete

Nga Blendi Fevziu
Në këtë foto të Marubit janë 19 nga 78 deputetë të Parlamentit te parë shqiptar zgjedhur në mënyrë demokratike 101 vjet më parë, në Prill 1921.
Nga e majta: Ali Koprencka, Loni Kristo, Mustafa Maksut dhe Qemal Mullai.

Në mes nga e majta: Qazim Kokoshi, Ali Kelcyra, Sejfi Vllamasi, Ahmet Zogu, Pandeli Cale, Banush Hamdi, Bajram Fevziu (stergjyshi im), Leonidha Frasheri
Ndërsa të ulur nga e majta: Dhimiter Kacimbra, Agathokli Xhitoni, Rexhep Mitrovica, Eshref Mitrovica, Stavro Vinjau, Bahri Omari dhe Syrja Pojani. Respekt për deputetët e parë të lirë të Shqipërisë.

Shënim i KJ: Krahasoni deputetët e parë të para 101 viteve me deputetët e sotëm të parlamentit!
Imagjoni se çfarë kulture dhe patriotizmi kanë patur ata në prill 1921 dhe shikoni deputetët e parlamentit sot në 2022!
Nuk ka nevojë për koment.

Por këtë turp të sotëm na e sollën kryetarët e partive që vendosin edhe idiota apo pa pikë niveli kulturore në lista deputetësh.