Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot dhe ditët në vazhdim, transmeton Sinjali.
Sipas njoftimit parashihet mot kryesisht i vranët dhe me intervale të gjata me diell.
“Deri me 2 qershor nuk parashihen ndryshime rrenjesore sa i perket parametrave meteorologjik. Reshje shiu dhe shkarkime rrufesh do të perseriten pothuj çdo ditë por duke nderruar lokacionet dhe intensiteti i reshjeve do te jetë i ndryshueshëm. Në shum zona të kufizuara të Dukagjinit parashihet që reshjet të percjellen me stuhi dhe breshër. Reshje bresheri mund të ketë edhe në rrafshin e Kosoves, kryesisht në verilindje dhe juglindje duke përfshirë zona të kufizuara.
Sa i përket temperaturave ato do të shënojnë rritje të lehta në vlerat e mesdites. Do të fryje erë kryesisht nga juglindja dhe veriperendimi me shpejtesi 1-11m/s.”, ka njoftuar IHMK.


