Anëtari i Nismës, Bilall Sherifi, ka thënë se Kosova nuk ka pasur asnjëherë qeveri më të pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të minatorëve të Trepçës.
Ai ka thënë se mosreagimi qeveritar është i turpshëm, teksa ka uruar që në të ardhmen të mos ketë një qeveri, si Qeveria Kurti.
Reagimi i tij:
Deri më sot në Kosovë asnjë qeveri nuk ka qenë më e pandjeshme, më e ftohtë, më akull, ndaj nevojave elementare të punëtorëve siç janë minatorët, të cilët përveç punës së rëndë, çdo ditë u ekspozohen rreziqeve për jetën!
Dhe, krejt kjo, ndodhë me një qeveri që deklaron se është socialdemokrate!
E turpshme!
Uroj që kurrë më në të ardhmen të mos kemi një qeveri e tillë!
/Demokracia