Sonte në Big Brother VIP do të eliminohen dy banorë.
Në spektaklin përmbledhës të javë në Big Brother VIP që mbahet të premteve, sonte ndryshe nga herët e tjera pritet të ketë dy eliminime.
Kështu ka bërë të ditur prezantuesja e këtij spektakli, Arbana Osmani, e cila tha që përveç njërës prej tri banoreve që janë të nominuara e javës, edhe një tjetër banorë do të largohet nga shtëpia e famshme.
Ndërsa, të nominuarat e javës për t’u larguar me votën e publikut ishin Sheila Haxhiraj, Semi Jaupaj dhe Beniada Jakic.
E eliminuara e parë sonte nga votat e publikut është këngëtarja, Sheila Haxhiraj.
Ndërkohë, kujtojmë që gjatë kësaj jave (të martën) në shtëpinë e famshme për të garuar për çmimin prej 100 mijë eurosh kanë hyrë edhe tri banore të reja, këngëtarja Beatrix Ramosaj, prezantuesja Einxhel Shkira dhe blogerja, Sara Berisha. /Telegrafi/