A e mbani mend këtë aktivist të Vetëvendosjes?! Quhet Nagip Krasniqi dhe u arrestua nën dyshimet për korrupsion. Ai ishte Kryeshef Ekzekutiv i KEK-ut. Pra, ishte njeriu kryesor i kësaj korporate të madhe shtetërore. Nagip aktivisti dyshohet për tri vepra të ndryshme penale, përfshirë edhe dy kontrata njëburimore njëra prej të cilave e kapte vlerën e 3.5 milionë eurove.
E VV-ja, meqë vazhdon t’ju besojë aktivistëve të saj për ndërmarrje kryesore, në krye të KEK-ut emëroi një aktivist tjetër në krye dhe një mbështetës poshtë tij.
U.D. të Kryeshefit Ekzekutiv e emëroi aktivist Bekir Gërgurin. E një pozitë më poshtë, atë të Zv. Kryeshefit Ekzekutiv e emëroi mbështetësin Ramadan Budakovën.
Kush janë këta dy persona?
Të merremi me Bekirin.
Bekir Gërguri kishte kandiduar për asambleist të Vetëvendosjes në komunën e Obiliqit. Fatkeqësisht për të s’kishte fituar. Por, ky dështim për t’u bërë asambleist del se ishte një bekim i fshehtë për të pasi që do ta shihte veten më pas në një prej karrigeve më të nxehta të shtetit tonë.