Këshilli i BE-së dënon incidentet e dhunshme në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, teksa ka bërë thirrje që situata të de-eskalohet menjëherë, bazuar në elementet kyçe që janë përcaktuar nga Bashkimi Evropian më 3 qershor 2023.
Po ashtu, kërkohet që palët të krijojnë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme në veri.

Gjithashtu thonë se është esenciale që të vazhdojnë dialogu i drejtuar nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borell, dhe implementimi i shpejtë i marrëveshjes për normalizim dhe Aneksi i Implementimit, këtu përfshihet edhe kërkesa e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.