Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë të ditur se ia kanë dorëzuar sot Qeverisë së Kosovës raportin e Departamentit Amerikan të Energjisë për menaxhimin e Ujmanit.
“Sot Ambasada e SHBA-së në Prishtinë dhe ajo në Beograd ua kanë dorëzuar Qeverive respektive planin e Departamentit Amerikan për Energji dhe Pacific Northwest National Laboratory për menaxhimin e ujit në Liqenin e Ujmanit, duke përmbushur një nga zotimet e Marrëveshjes së Uashingtonin e nënshkruar më 4 shtator”, thuhet në një postim në Facebook nga ana e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.
Kurti më herët kishte deklaruar se Marrëveshja e Uashingtonit nuk do të dërgohet në Kuvend dhe e sheh si të pazbatueshme.
Ndryshe, i njëjti raport i është dërguar edhe Qeverisë së Serbisë.
https://xk.usembassy.gov/wp-content/uploads/sites/133/30159_rev3.pdf
/KP