SHBA FALËNDERON FSK-NË PËR SHËRBIMIN NË KUVAJT: MË TË FORTË SË BASHKU

- in Lajme

Javën e kaluar është kthyer në Kosovë ekipi i FSK-së, i cili ka shërbyer në një mision ushtarak në Kuvajt.

 

Lidhur me këtë, ambasada e SHBA-ve në Kosovë e ka falënderuar FSK-në për shërbimin e tyre.

“Mirësevini në shtëpi FSK. Faleminderit për shërbimin tuaj. Mezi presim për bashkëpunimet e ardhshme ndërkombëtare të shërbejmë së bashku. Më të fortë së bashku”, thuhet në postimin e ambasadës së SHBA-ve në Facebook.