Chapek tha se derisa njerëzit vaksinohen, ata bëhen më të sigurt për të udhëtuar dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Ai shtoi se `Disney` do të sigurojë kontrolle të temperaturës, maska, distancë sociale dhe higjienë të përmirësuar rreth parqeve.
Shefi ekzekutiv i kompanisë ‘The Walt Disney’, Bob Chapek, ka bërë të ditur se në Kaliforni të SHBA-së më 30 prill do të rihapen dy parqe të ‘Disneyland.
“Ne kemi parë entuziazmin, dëshirën për njerëzit nëpër botë që të kthehen në parqet tona”, tha Chapek për rrjetin CNBC.
Chapek tha se derisa njerëzit vaksinohen, ata bëhen më të sigurt për të udhëtuar dhe për të qëndruar të shëndetshëm. Ai shtoi se ‘Disney’ do të sigurojë kontrolle të temperaturës, maska, distancë sociale dhe higjienë të përmirësuar rreth parqeve të saj.
Edhe pse së fundmi janë rihapur parqet argëtuese në Florida me udhëzime shtetërore me kapacitet të kufizuar, rregullat në Kaliforni i kanë mbajtur parqet të mbyllura.
Udhëzimet e reja në Kaliforni lejojnë që parqet tematike të rihapem më 3 prill me kapacitet nga 15 deri në 35 për qind.
Pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ndikoi që vitin e kaluar ‘Disney’ të regjistrojë rënie në 16.5 miliardë dollarë të të ardhurave në parqet e saj tematike, respektivisht 47 për qind më pak se vitin e mëparshëm kur regjistroi 26.2 miliardë dollarë të ardhura./KP