Kuvendi i Kosovës ka filluar seancën e jashtëzakonshme në të cilën do të diskutohet për rezolutën lidhur me çmimin dhe faturimin aktual të faturave të energjisë elektrike.
Deputeti i PDK-së Ferat Shala, parti e cila edhe ka propozuar rezolutën ka thënë se çmimi i energjisë është i papërballueshëm për shumë familje në Kosovë.
“Arsyeja e kësaj rritjeje të çmimit qëndron te fakti i çuditshëm menaxherial. Kemi zëvendësuar energjinë e lirë të KEK-ut, me energjinë e shtrenjtë të importuar”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se duhet të zbriten tarifat e energjisë elektrike.
Shala ka folur edhe për marrëveshjen e arritur për veriun sa u përket tarifave të energjisë.
Ai ka thënë se me këtë rezolutë propozojnë këtë draft rezolutë:
- I rekomandojmë ZRrE-së që brenda afatit të anulojë vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe të marrë vendim për uljen e çmimit të saj:
- I rekomandojmë ZRrE-SË që brenda afatit të marr vendim për anulimin dhe heqjen e bllok tarifës
- I rekomandohet ZRRE-së për ndërmarrjen e masave për kompaninë kosovare për furnizim KESCO për sigurimin dhe trajtimin e barabartë të konsumatorë që kanë parashtruar ankesa për muajin dhjetor
- Obligojmë qeverinë për marrjen e masave dhe anulimin e menjëhershëm për çmimin e energjisë elektrike
- Këkrojmë nga ZRRE dhe Qeveria që të njoftoj Kuvendin e Kosovës për përmbushjen e pikave të kësaj rezolute./Demokracia