Sevilla-Dortmund, të rejat rreth formacioneve

- in Sport

Sevilla do të përballet sot me Dortmundin, në kuadër të ndeshjes së parë të këtij takimi të Ligës së Kampionëve, ku ndeshja do të zhvillohet në Spanjë, në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Të dy skuadrat nuk janë takuar më me njëra tjetrën, që nga sezoni 2009/10, ku atëkohë u takuan në kuadër të Ligës së Evropës, përcjell KosovaPress.

Skuadra e Sevillas së fundmi është duke kaluar në formë të shkëlqyer, ku në nëntë ndeshje kanë regjistruar nëntë fitore, duke pësuar vetëm një gol.

Në anën tjetër, që nga viti 1997 kur Dortmund arriti të shpallet kampion në këtë garë, dhe së fundmi e kur e prekën finalen në vitin 2013, por si duket gjasat që t’i përsëritin këto gjëra këtë edicion janë të pakta, për shkak të formës jo të mirë, në të cilën po kalojnë.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku Sevilla do të jetë pa Jesus Navas, Lucas Ocampos dhe Marcos Acuna, ndërsa te Dortmund do të mungojnë Roman Burki, Thomas Meunier, Lukasz Piszczek, Dan-Axel Zagadou, Axel Witsel, Thorgan Hazard dhe Marcel Schmelzer.

Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.

Sevilla (4-2-3-1): Bono; Vidal, Kounde, Carlos, Escudero; Fernando, Jordan, Rakitic; Suso, Gomez; En-Nesyri

Borussia Dortmund (4-2-3-1): Hitz; Can, Akanji, Hummels, Guerreiro; Bellingham, Delaney; Sancho, Reus, Reyna; Haaland

21:00 Sevilla – Borussia Dortmund (Stadiumi Ramon Sanchez Pizjuan)/KosovaPress