Gjysmëfinalja e parë e Copa del Rey ndërmjet Sevillës dhe Barcelonës do të zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00.
Duke parë se Atletico Madridi po shkon sigurt drejt titullit kampion në La Liga, atëherë të dy këto skuadra kanë për synim që t’i shkojnë deri ne fund kësaj gare dhe ndeshja e sotme pritet të jetë mjaftë e paparashikueshme, përcjell KosovaPress.
Si Barcelona, ashtu edhe Sevilla janë në dijeni se nëse kalojnë në finale të kësaj gare, gjasat që ta fitojnë atë janë mjaftë të mëdha kur dihet se gjysmëfinalja tjetër zhvillohet ndërmjet Atletico Bilbaos dhe Real Sociedadit.
Këto janë formacionet zyrtare:
Sevilla: Bono – Aleix Vidal, Koundé, Diego Carlos, Escudero – Fernando, Jordán, Rakitic – Suso, Papu Gómez, En-Nesyri.
Barcelona: Ter Stegen, Sergio, Griezmann, Messi, Dembele, Pedri, Alba, De Jong, Umtiti, Junior, Mingueza/KosovaPress