Rrjetet sociale në Serbi kanë satirizuar me vizitën e presidentit të tyre Aleksandar Vuçiç në Moskë, ku do të takohet me liderin autoritar Vladimir Putin.
“Opozita dhe populli kundër Vuçiçit dhe manjatëve”, një grup i Facebook-ut me mijëra anëtarë, ka publikuar një karikaturë të dy liderëve autoritarë, të cilën e ka quajtur “Shou diplomatik”.
Në uniformën e personazhit të Disney, Mickey Mouse, karikatura paraqet Vuçiçin dhe Putinin, duke vazhduar me tekstin se takimi mbahet në Moskë më 25 nëntor.
Anëtarët e këtij grupi, ka thënë se “shou diplomatik” do tëshfaqet “vetëm në RT”, duke vazhduar satirën edhe me televizionin shtetëror rus të njohur si ‘Russia Today’.