Policia e Kosovës bëri të ditur të premten se një serb është arrestuar në pikën e kalimit kufitar në Jarinjë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovë, i dyshuari është arrestuar në lidhje me protestat që kanë ndodhur në Zveçan në maj të vitit 2023.
Konkretisht në protestën e madhe që ka ndodhur me 29 maj, ku janë plagosur disa ushtarë të KFOR-it.
“Zveçan 29.05.2023 – NN. Lidhur me veprat e cekura penale, më 10.05.2024, në Pikën e Kalimit Kufitar Jarinje, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit të Prokurorisë Speciale, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Demokracia