Persona të panjohur kanë djegur dje në mesditë flamurin e Republikës së Kosovës në Zveçan.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.
Zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Vetoin Elshani i ka thënë KosovaPress-it, se rasti është hapur për nxitje të urrejtjes, përçarje dhe mosdurim.
Sipas tij, të rinj të cilët dyshohet se ishin të mitur, janë parë duke e djegur flamurin e Kosovës.
Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./Demokracia