“Sen s’ke bo hiç”, “Qeveri e dështune”, ministrja Haxhiu përplaset me një qytetar në Instagram

- in Lajme

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është aktive në Instagram. Ajo madje ka hapur një pyetësor, ku qytetarët mund t’i drejtohen me pyetje ose me komente.

Një qytetar i dëshpëruar me Qeverinë Kurti, ka shfrytëzuar këtë mundësi për të dhënë kritika.

Personi në fjalë u shpreh i pakënaqur me ministren dhe Qeverinë.

Sen s’ke ba hiç 00000. Kemi prit shumë prej teje e juve, qeveri e dështuar“, ishte komenti që u la të ministrja.

Haxhiu nuk ngurroi që t’i kthej përgjigje, duke përkujtuar se ka mbështetje Qeveria Kurti nga siç tha ajo “pjesa dërmuese e qytetarëve”.

Faleminderit, por kështu nuk mendojnë pjesa dërmuese e qytetarëve, të cilëve u shërbejmë me përkushtim të madh“, u përgjigj ministrja.

/Demokracia