Selim Selimi: Qeveria Kurti po e ndihmon Serbinë, s’po e shkarkon Rakiqin

- in Lajme

Analisti Selim Selimi në emisionin Debat Plus në Dukagjin ka sulmuar ashpër qeverisjen e vendit. Selimi deklaroi se qeveria nuk po lufton, por po e ndihmon Serbinë.

Sipas Selimit, në të kaluarën Jabllanoviç, Nenad Rikallo dhe Tedosojeic u shkarkuan nga ish-kryeministri Mustafa dhe ish-kryeministri Haradinaj vetëm për disa deklarata të tyre më gjuhë urrejtjeje ndëretnike.

“Qeveria aktuale nuk po lufton por po e ndihmon Serbinë. Në kohën kur kryeministër i Kosovës ishte Isa Mustafa, për shkak të një deklarate të Jabllanoviqit, Isa Mustafa e shkarkoi atë. Ramush Haradinaj ka shkarkuar Nenad Rikallon dhe Tedosojevic për shkak të deklaratave që kanë mbjellë urrejtje ndëretnike”, tha Selimi.

Ai thotë se ministri i Republikës së Kosovës, Goran Rakiq, shkon të takohet me zyrtarët serbë, madje merr pjesë në këshillin e sigurisë atje dhe nuk shkarkohet.

Ndërsa Goran Rakić, i cili është ministër i Republikës së Kosovës nga Lista Serbe, sot shkon në një takim me Vuçiqin, atje të këshillit të tyre të sigurisë, shkarkohet gjyqtarja Stevanoviq nga KGJK-ja dhe nuk shkarkohet Rakić, i cili është emëruar me një paragraf dhe mund të përjashtohet me një fjali. Pra Rakić merr pjesë dhe nuk shkarkohet” u shpreh Selimi./Nacionale