Policia e Kosovës ka njoftuar se ka zhvilluar një operacion policor të koduar me emrin “VERA 22”, që ka rezultuar me arrestimin e dy personave të dyshuar dhe sekuestrimin e mbi 18 kg lëndë narkotike, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas njoftimit, gjatë këtij operacioni fillimisht janë ndaluar dy vetura të cilat lëviznin nga Prishtina në drejtim të Gjilanit.
“Njëra nga veturat e dyshuar ka tentuar të ju shmanget njësitit policor duke mos zbatuar urdhrat e dhënë për ndalim, ku gjatë tentimit për të ikur ka goditur veturën zyrtare të PK-se, të cilës edhe i ka shkaktuar dëme materiale.
Zyrtaret policorë ia kanë pamundësuar ikjen dhe kanë arritur ta ndalojnë ku gjatë kontrollit në të njëjtën veturë kanë hasur në substanca narkotike me peshe prej 15 kg 300 gr. marihuanë.”
Si vazhdimësi e operacionit janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e personave të dyshuar, ku gjatë kontrollit janë sekuestruar gjithsej dëshmi materiale si në vijim;
- 18 kg 246.9 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë,
- 2 vetura me targa vendore,
- 355 euro,
- 2 telefona,
“Të gjitha dëshmitë janë fotografuar dhe janë tërhequr nga njësiti i Krim Teknikes, përderisa antidroga është asistuar edhe nga njësitë regjionale. Me vendim të prokurorit kompetent personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në komunikatën e PK-së.