Nëse po kërkoni një maskë fare të thjeshtë, e cila mundëson pastrimin e fytyrës, largimin e lëkurave të vdekura duke funksionuar porsi një scrub i vërtetë, në këtë artikull, në fare pak minuta do t’ju njohim me 2 përbërës aspak të kushtueshëm që na besoni, bëjnë mrekulli.
Përbërësit:
Një lugë me kafe turke (mbushni plot një lugë gjelle)
Qumësht
Përgatitja:
Shtojini kafesë turke dy lugë qumësht. Përziejini përbërësit mirë e mirë dhe nëse e shihni të nevojshme përdorni edhe fare pak qumësht. Vendoseni pastën e krijuar mbi lëkurë dhe prisni disa minuta derisa përbërja të nisë të thahet. Sapo të vini re një ndjesi tërheqjeje mbi lëkurë lajeni fytyrën me pak ujë të vakët (Përndryshe nëse procesi zgjat më shumë seç sugjerohet do të keni vështirësi në heqjen e maskës). Realizojeni këtë maskë një herë në jave dhe rezultati do të jetë lehtësisht i dukshëm. Butësi dhe shkëlqim!/Rtk