SEKRETARI I NATO-S U TAKU EDHE ME KRYEMINISTRIN KURTI

- in Lajme

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg është pritur në takim nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Në takimin mes Stoltenberg dhe Kurtit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, ndërsa nuk pritet që të deklarohen para gazetarëve.

Sekretari i NATO-së para takimit me Shefin e Qeverisë së Kosovë u takua me presidenten, Vjosa Osmani.

Stoltenberg në vizitën e tij në Kosovë do të takohet edhe ministrin për Komunitete e Kthim, Goran Rakiq./KP