Seanca për presidentin do të vazhdojë nesër

- in Lajme

Në mungesë të kuorumit në vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për presidentin e vendit seanca do të vazhdojë nesër.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se seanca do të vazhdojë nesër në orën 17:00.

Konjufca: Seanca do t’i vazhdojë punimet nesër me datën 4 prill 2021 në orën 17:00

“Në mungesë të kuorumit të mjaftueshëm për vendimmarrje gjatë votimit të përsëritur të raundit të parë për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Kosovës seanca do t’i vazhdojë punimet nesër me datën 4 prill 2021 në orën 17:00”, tha ai.

Në seancën e sotme dy herë është përsëritur raundi i parë i votimit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës meqë nuk është arritur kuorumi prej 80 votave.

Në votimin e parë morën pjesë 78 deputetë, ndërsa në të dytin 79. Janë tre deputetët e LDK-së, Avdullah Hoti, Agim Veliu e Driton Selmanaj që nuk po marrin pjesë në votimin për të parin e shtetit. /KP