Në një konferencë të përbashkët për media të kryeministrit Kurti dhe Kancelarit Scholz, ky i fundit u shpreh se marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta zgjidhë edhe njohjen e Kosovës.
Scholz tha se është e paimagjinueshme që dy shtete që s’e njohin njëra-tjetrën të anëtarësohen në BE raporton Gazeta Express.
“Përfaqësuesi i BE-së Lajcak e ka mbështetjen tonë kurse dialogu është platforma që i hap rrugën evropiane Kosovës. Marrëveshja në fund duhet të zgjidhë edhe njohjen e Kosovës sepse është e paimagjuneshme që dy shtetet që nuk e njohin njëra-tjerën të anëtarësohen në BE”, tha Scholz.
Ai u shpreh se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Gjermanisë janë të ngushta.