SBASHK-U KËRCËNON QEVERINË ME GREVA NË ARSIM

- in Lajme

SBASHK-u përmes një reagimi për media ka paralajmëruar greva në sistemin arsimor për shkak të mungesës së dialogut me Qeverinë Kurti.

 

SBASHK-u thotë se qeveria aktuale po i shmanget dialogut për të diskutuar mbi realizimin e kërkesave të të punësuarve në arsim.

“Kjo që ndodh tani në Qeverinë Kurti është hera e parë në Kosovë, kur Qeveria sikur nuk do ta di se në Kosovë ka sindikata dhe prandaj edhe nuk i do dhe u ik takimeve me to. SBASHK ka kritikuar këtë qëndrim të Qeverisë Kurti dhe veçmas mungesën e gatishmërisë së takimeve të ministrit Hekuran Murati, i cili është edhe ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, detyrë që nuk e kreu as edhe një herë deri tani. Qeveria Kurti duhet ta di se sindikatat ekzistojnë dhe janë ato, si SBASHK-u, që kanë bërë edhe veprime sindikale deri në grevën e përgjithshme për plot tri javë në tërë sistemin arsimor. Deri tani kemi lutur anëtarësinë për mirëkuptim dhe për përkushtim në rrjedhën e mbarë të sistemit arsimor për shkak të gjendjes nga pandemia, por tani kur sistemi arsimor i është kthyer normalitetit dhe për këtë kemi dhënë kontribut të lartë ne të punësuarit në arsim, do t’i kthehemi edhe angazhimeve sindikale dhe kështu si po vepron Qeveria Kurti, duke u sjellë sikur nuk ka sindikata në Kosovë, ne do të dëshmojmë se ekzistojmë dhe jemi unik e të përkushtuar dhe prandaj nuk janë larg vendimet e organeve vendimmarrëse për veprime sindikale, pra edhe për greva në tërë sistemin arsimor. Qytetarët e Kosovës ta dinë se fajtori i vetëm është Qeveria dhe përpjekja e saj për të krijuar bindje se në Kosovë nuk ka sindikata”, thuhet në reagim.