Sallahu e krahasoi PDK-në me Listën Serbe, Gruda: Ai që koordinohet me Radojqiqin, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në

- in Lajme

Përparim Gruda, Koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahut i cili e krahasoi PDK-në me Listën Serbe për çështjen e Vettingut.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gruda e ka quajtur të turpshme deklaratën e Sallahut, duke thënë se ata që ” koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në”.

“PDK e ka ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces.
Pra, PDK e ka përkrahur vetingun nga fillimi, mirëpo PDK nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin”, ka shkruar Gruda ndër të tjera.

Postimi i plotë:

Është e turpshme që zv. ministri i drejtësisë e krahason PDK-në me Listën Serbe.
Zv. ministri i Qeverisë, që koordinohet me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosë kurrë PDK-në.
PDK e ka ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces.
Pra, PDK e ka përkrahur vetingun nga fillimi, mirëpo PDK nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin./Demokracia