SALLAHU, DHJETË GJYQTARËVE TË PZAP-SË: SHIHEMI MBAS 14 SHKURTIT

- in Lajme

Përfaqësuesi ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje, Blerim Sallahu i ka kërcënuar gjykatësit e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), me “kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim!”.

 

Sallahu i ka kritikuar dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, që sipas tij, ua kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetutese kandidatëve të LVV-së, duke u thënë se “Shihemi mbas 14 shkurtit”.

“Dhjetë gjyqtarë të PZAP-së, të cilet vijnë nga Gjykata Themelore, Apelit dhe Supreme, nuk kanë ditur që neni 29 par.1 pika q) e Ligjit për Zgjedhje nuk është lex specialis në raport me nenin 100 të Kodit Penal të kohës. Në këtë mënyrë kanë kufizuar të drejtën themelore kushtetuese për tu zgjedhur. Duhet patjetër që të vendosim kritere ligjore më të ashpra për pranim dhe disiplinim! Shihemi mbas 14 shkurtit!”, ka shkruar Sallahu.

Të martën, PZAP vendosi ta pranonke pjesërisht ankesën e LVV-së për certifikimin e listave zgjedhore, duke marrë vendim që të certifikohen të gjithë kandidatët, me përjashtim të atyre që kanë pasur probleme me ligjin, përfshirë kryetarin e këtij./RTK