Krist Aliaj dhe Keisi Medini duket se janë çifti i dytë i krijuar në Big Brother VIP Albania.
Ata tashmë kanë deklaruar njohjen me njëri-tjetrin, e madje kanë dhënë edhe puthjen e parë ndonëse ishte për një sfidë.
Kjo duket ta ketë zemëruar më shumë Sabianin, i cili siç shihet nuk po pajtohet me romancën e të bijës me artistin e njohur.
Artisti ka hequr nga lista e ndjekësve, vajzën e tij Keisin.
Edhe në natën e prime, Sabiani doli kundër Kristit, pasi siç tha këngëtari, Kristi po e shfrytëzon vajzën e tij.
