Rusia paralajmëron kërcënime serioze nga Polonia. A do t’ja mësy Putini Polonisë?!

- in Lajme

Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitry Peskov tha gjatë një konference për shtyp sot se “retorika armiqësore vjen nga Polonia” dhe se “Varshava mund të jetë një burim kërcënimi për Rusinë”.

Peskov tha se në mes të thirrjes së Polonisë për Bashkimin Evropian që të forcojë sanksionet ndaj Rusisë dhe që NATO të armatosë gjithashtu Ukrainën. Më herët këtë javë, ministrja polake e mjedisit dhe klimës, Anna Moskwa tha se “Polonia është krenare që është në listën e vendeve armike të Putinit”.

Peskov tha gjithashtu se nuk e dinte nëse një paradë do të mbahej në Mariupol më 9 maj për të përkujtuar fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore. “Do të vijë koha për të shënuar Ditën e Fitores në Mariupol,” tha ai./FrontOnline/