“Ruju, je nën vëzhgim, edhe 2 muj jetë i ki”/ Kërcënohet deputetja e PDK-së

- in Lajme

Dy qytetarët, Mark Nikolla dhe një përdorues i rrjeteve sociale me emrin “Kaka Kaka”, i kanë dërguar disa mesazhe të gjata deputetes Musliu Shoshi, ku mes të tjerash i kanë thënë se do e tërheqin zvarrë e do e masakrojnë midis Prishtinës.

Nikolla e ka njoftuar deputeten se është nën vëzhgim dhe i ka bërë thirrje të ketë kujdes kur të dalë natë, ndër “Kaka”, e ka kërcënuar duke i thënë se posa të vijë në pushim do ta masakrojë me sëpatë atë dhe familjen e saj.

“Si rezultat i deformimit të qëllimshëm të së vërtetës, mua më erdhën disa kërcënime të drejtpërdrejta të cilat po i postoj, që ta sheh Donika dhe të gjithë të tjerët se kush i solli në pushtet dhe për kë e kultivojnë demagogjinë soji i saj dhe i VV-së. Normalisht, për të gjitha këto do të hap rast edhe në polici”, shkroi Musliu Shoshi në postimin e saj.

/GazetaSinjali/