Më 25 tetor 1997, presidenti Ibrahim Rugova kishte mbajtur një konferencë për media ku kishte treguar konkretisht sesi forcat serbe po maltretonin familjet shqiptare.
Ai specifikisht kishte përmendur maltretimin që forcat serbe ua kishin bërë familjes së Hashim Thaçit në Burojë të Skënderajt.
Përpos maltretimit dhe dhunës së ushtruar, forcat serbe kishin lënë disa bomba në djep tek një fëmijë 1 vjeçar në familjen Thaçi për ta përdorur më pas si justifikim për dhunën e përdorur, përcjell Demokracia.com.
“Në fshatin Burojë të Skënderajt u bastis familja e Gani Thaçit, për të cilin nuk dihej nga 30 shtatori, me ç’rast u keqtrajtua familja e tij. Madje, në djep të fëmijës 1 vjeç e gjysmë policia kishte vendosur bomba për të ndëshkuar këtë familje dhe kjo na përkujton kohën tragjike të vitit 1944/1945 kur u vranë mbi 55.000 shqiptarë: burra, gra, pleq e fëmijë dhe kishte inskenime të tilla”, tha presidenti Ibrahim Rugova në këtë konferencë për media.