Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka mbajur takim ku edhe është përpiluar lista me kandidatët e paraqitur për pozitën “Drejtor i Përgjithshëm i Radiotelevizionit të Kosovës”.
Pas shqyrtimit të aplikacioneve të kandidatëve, RTK thotë se vetëm nëntë kandidatë kanë plotësuar kushtet dhe kriteret e përcaktuara në konkurs.
Kësisoji, nëntë kandidatët në fjalë që do të ftohen për intervistim janë:
1. Adriana Kutllovci
2. Arbëreshë Arifi-Teli
3. Arta Bajrami
4. Bekim Hasani
5. Bekim Shehu
6. Naser Thaçi
7. Shkumbin Ahmetxhekaj
8. Valentina Saraçini
9. Ylli Kaloshi
“Kandidatët do të njoftohen brenda afateve ligjore për datën dhe orën e intervistës” thuhet në njoftimin e RTK-së.
Nga janari i këtij viti, ushtrues detyre i drejtorit të RTK-së është Shkumbin Ahmetxhekaj, pasi nga detyra e drejtorit u shkarkua Ngadhënjim Kastrati.