‘Rritjeve të çmimeve’: Nuk kalon rezoluta, VV’ja abstenon

- in Lajme

Në seancën e sotme parlamentare, ka dështuar rezoluta për rritjen e çmimeve, ku deputetët e Vetëvendosjes kanë abstenuar, shkruan Gazeta Metro.

Ka dështuar të marrë “dritën e gjelbër” rezoluta nga debati parlamentar mbi rritjen e çmimeve, pasi vetëm deputetë e opozitës ishin pro, asnjë kundër dhe 63 abstenime.

Ndërsa, Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe ka Formuar Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të Komisionit të Pavarura të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

Derisa zgjedhja e një anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb është shtyrë për mbledhjen e ardhshme./gazzetametro.net