Aktivistët e nismës “Asnjëcentmëshumë” i bënë një “dhuratë” kryetarit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu, një tortë me mbishkrimin “15%” në një parking të enjten.
Megjithatë, Fejzullahu nuk e pranoi tortën teksa aktivisti Dibran Hoxha ia hodhi atë kur kryetari i ZRrE-së hyri në veturë.
Ky aksion është një vazhdim i një aksioni tjetër që u zhvillua ditë më parë brenda zyrave të ZRrE-së.
Aktivistët janë duke kundërshtuar rritjen e paralajmëruar prej 15 për qind të çmimit të energjisë elektrike që pritet të hyjë në fuqi nga prilli.
Një protestë tjetër është planifikuar të mbahet të shtunën, në orën 15:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
/Demokracia