Rritja e çmimeve, ekzekutivi inicion projektligjin për çmimet në produktet bazë

- in Lajme

Qeveria e Kosovës e ka iniciuar Projektligjin për Mbrojtjen e Produkteve Themelore.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky projektligj duhet të miratohet sa më shpejt, kur kihet parasysh gjendja e çmimeve në treg.

“Po përditësojmë agjendën legjislative që të hartojmë rregulla që do ta mbrojnë qytetarin nga vendosja e çmimeve të papërballueshme në sigurimin e furnizimit të ushqimit në produktet bazë. Për të adresuar gjendjen e krijuar në treg është e pashmangshme që projektligji për mbrojtjen e furnizimit me produktet themelore të hartohet sa më parë, konkretisht deri në fillim të muajit gusht, natyrisht të këtij viti”, ka thënë ai.

Lajmi u bë i ditur në mbledhjen e Qeverisë e cila është duke u mbajtur në këto momente.

/GazetaSinjali/