Te paktën 157 viktima dhe dhjetëra të zhdukur raportohen nga përmbytjet dhe erozioni i dherave që solli cikloni tropikal në Indonezinë e largët dhe Timorin Lindor.
Lajmi konfirmohet nga Qendra Indoneziane për Menaxhimin e Katastrofave, raporton A2.
Jug-lindja e arkipelagut indonezian është mbingarkuar në dy ditët e fundit nga cikloni tropikal Seroja, i cili shkaktoi shira të rrëmbyeshëm, rrëshqitje dheu, përmbytje./KP