RRIHEN DY VËLLEZËR

- in Lajme

Dy vëllezër në Prizren janë rrahur ndërmjet vete. Deri te rrahja raportohet të ketë ardhur për shkak të një kontesti pronësor.

Nga policia tregojnë se të dy personat kanë pësuar lëndime trupore. Pas trajtimit mjekësor ata janë shoqëruar në polici.

“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (vëllezër), pas një mosmarrëveshje rreth një kontesti pronësor, janë rrahur mes veti dhe si pasoj, kanë pësuar lëndime trupore. Të njëjtit pas trajtimit mjekësor janë shoqëruar në polici. Me vendim të prokurorit, personat janë dërguar në ndalim policor”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës. /KP