Një fëmijë 6-vjeçar ka përfunduar mbrëmë në spital, pasi është lënduar rëndë si pasojë e rrëzimit nga rimorkio e traktorit, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se i mituri fillimisht ka marrë ndihmën e parë në Qendrën Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë e më pas është transferuar me autoambulancë drejt Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Burimet brenda QKUK-së thonë se 6-vjeçari ka marrë lëndime të rënda në kokë, pasi është rrëzuar nga rimorkio e traktorit derisa kishte qenë duke punuar me babain e tij në ara.
Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.