Astrit Gashi, analist i përhershëm në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit, e ka komentuar edhe një herë deklaratën e Jeta Statovcit, deputete e partisë “Guxo”, në lidhje me “meritat” e Gani Jakupit për njohjen e pasaportës kosovare nga Spanja.
Gashi ka qenë goxha i ashpër, duke e konsideruar shkrimin e Statovic si hajgare.
“Tana e kemi njohjen e Spanjës, që ka njerëz që e trajtojnë opinionin publik që mundet me kanë budallë, që thonë që Gani Jakupi e ka pru. Mos boni hajgare…” – deklaroi ai.
“Çka me i thanë more vlla…Rren ma palidhje se qekjo, nuk kam ni kurrë” – shtoi ai.