Në Gazetën Zyrtare është publikuar rregullorja e re e Kuvendit të Kosovës. E pika e 66-të e kësaj rregulloreje tregon se çfarë ndodhë kur deputeti ose anëtari i Qeverisë përdor fjalë fyese gjatë seancës së Kuvendit.
Fillimisht, deputeti përjashtohet nga seanca e asaj dite prej kryesuesit të seancës.
Por nëse personi refuzon të dalë nga salla, atëherë kryesuesi i seancës e ndërpret atë – pason sigurimi i cili obligohet ta largojë me dhunë deputetin ose anëtarin e Qeverisë.
E me largim nga seanca individi shoqërohet me sanksion financiar të barabartë me kompensimin për një seancë plenare.
Për rregulloren e re të Kuvendit, të martën ka shkruar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti – rregulloren e re e ka cilësuar si “kalim i testit të demokracisë”. /Sinjali