Mbrojtësi kosovar do të udhëtoj për tek klubi i tij, për shkak të lëndimit.
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Amir Rrahmani është kthyer në Itali tek skuadra e tij Napoli, për t’iu nënshtruar rehabilitimit nga lëndimi i pësuar, ka konfirmuar faqja zyrtare e FFK-së.
Rrahmani nuk do të ketë mundësi t’i ndihmoj “Dardanëve” në ndeshjet kundër Lituanisë dhe Suedisë, e me shumë gjasa edhe kundër Kombëtares së Spanjës, përcjell KosovaPress.
Ndërkohë, në ndeshjen e sotme do të mungoj edhe portieri Aro Muric, ku trajneri Challandes e konfirmoi që arsyet janë disiplinore./KP