Një incident ka ndodhur sot në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku dyshohet se një doktor ka sulmuar fizikisht një punëtor të spitalit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha se deri tani janë intervistuar i dyshuari dhe viktima.
“Dje rreth orës 13:44 një punëtor i Spitalit Rajonal ka ardhë dhe e ka njoftu policinë se është sulmuar nga një mjek në Spitalin Rajonal në Pejë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes, i ka intervistu viktimën, dëshmitarët dhe të dyshuarin. Lidhur me rastin është njoftu prokurori i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti “lëndim i lehtë trupor”. Rasti është duke u hetuar nga njësiti kompetent policor”, tha Gashi.
I pyetur se cili dyshohet se është motivi që çoi deri te sulmi fizik, Gashi tha “një mosmarrëveshje e kanë pas të brendshme, rreth orarit të punës”.
I njëjti shtoi se viktima ka pranuar trajtim mjekësor.