Rrahje mes motrash në Prishtinë

- in Lajme

Një rrahje mes motrash është raportuar të ketë ndodhur në Prishtinë të martën.

Njëra nga to raportohet ta ketë rrahur motrën e saj për çka është arrestuar nga policia.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht motrën e saj viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës. /KP