Rrahje masive në rrugën “B”, dy persona të lënduar

- in Lajme

Gjashtë persona janë përfshirë në një rrahje në rrugën “B” në kryeqytet.

Ndërsa dy prej tyre kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë.

Këtë lajm e ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 21:00 është pranuar informata për një rrahje në progres në rrugën ‘B’ në Prishtinë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar 6 persona të cilët ishin të përfshirë në rast. Nga informacionet e para dyshohet që dy nga personat e shoqëruar në stacion, kanë pësuar lëndime trupore, (nga një mjet i mprehtë )dhe të njëjtit po dërgohen për trajtim mjekësor. Ndërkohë që policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë ajo./KP