Një rrahje me mjete të forta ka ndodhur të dielën në rrugën “Mark Dizdari”, në Prishtinë, ku dy persona kanë sulmuar pronarin e barnatores ‘Rexal’, raporton Gazeta Sinjali.
Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Prokurorisë, dy persona kanë rrahur me shufra pronarin e barnatores, për motive ende të panjohura, duke i shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor.
Burimet thonë se Policia iu është përgjigjur menjëherë rastit, ku në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse për të mbledhur informacione dhe prova që dëshmojnë se si ka ndodhur rasti.
Sipas informatave të para, ende nuk janë identifikuar të dyshuarit, ndërkohë që me urdhër të Prokurorit rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.
Sinjali do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.
/GazetaSinjali/