Rrahen mes vete dy të moshuar në Prishtinë, shkak loja e shahut – VIDEO

- in Lajme

Një rrahje ka ndodhur sot tek soliterat në Ulpianë, mes dy të moshuarve, raporton Gazeta Sinjali.

Në pamjet e publikuara në faqen ‘Vrojtuesit e Lagjes’, shihet se dy të moshuarit rrahen me njëri-tjetrin afër një tavoline shahu.

Humbja nga loja e shahut raportohet të jetë shkaku i rrahjes.

/GazetaSinjali/