Rozeta Hajdari ‘hap’ kuletën: 380 mijë euro tender për kompani të sigurimit që t’ia ruaj objektet e MINT-it

- in Lajme

Ministria Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë e udhëhequr nga Rozeta Hajdari dyshohet për shkelje procedurale përmes një tenderi me vlerë deri në 380 mijë euro. MINT kishte njoftuar për hapjen e një tenderi me qëllim të marrë një kompani të sigurimit për të ruajtur objektin e kësaj ministrie dhe nevoja të tjera.

Këtë tender dyshohet se jashtligjshëm, Ministria e udhëhequr nga Rozeta Hajdari ia ka dhënë një kompanie që nuk i ka plotësuar kriteret e duhura dhe duke e eliminuar një kompani tjetër që sipas dokumenteve që Periskopi ka siguruar, ishte kompani më e përgjegjshme në krahasim me atë fituese.

Ndaj këtij vendimi të MINT, Organi Shqyrtues i Prokurimit ka angazhuar një ekspert ku ka trajtuar këtë ankesë. Pas sërë shkeljesh të Ligjit për Prokurim Publik (LPP) dhe sërë analizash të bëra, eksperti i ka propozuar panelit shqyrtues që ankesa e OE ankues të aprovohet si e bazuar dhe lënda të kthehet në Ri-vlerësim.

Cilat janë ankesat e bëra nga kompania që dyshohet se u eliminua jashtligjshëm nga gara?

 

Kujtojmë se ministrja Rozeta Hajdari, përcjellet me skandale të vazhdueshme prej kohës që ka marrë këtë pozitë nga partia që udhëheq vendin, Lëvizja Vetëvendosje.

Afera e vajit dhe grurit ishte ndër skandalet më të bujshme të vitit që lamë pas. Dëmi që i është bërë buxhetit besohet të jetë rreth 600 mijë euro./Demokracia