Ronaldo fillon presionin për t’u larguar nga Juventusi, këto janë dy ekipet ku mund të transferohet

- in Sport

Cristiano Ronaldo do të bëjë presion që të largohet nga Juventusi në rast se kampioni aktual i Serie-A do të dështojë që të sigurojë njërën nga pozitat që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Paris-Saint-Germanin dhe Manchester United raportohet se janë dy destinacione të cilat ylli portugez po i shikon si mundësi reale për ta vazhduar karrierën e tij, përcjell KosovaPress.

“TuttoSport” raporton se numri shtatë i “Zonjës së Vjetër” nuk e sheh veten duke luajtur ne Europa League dhe ka filluar ta hartojë planin për t’u larguar nga “Allianz Arena”./KP